Kajtazi: Prania e NATO-s në Kosovë zvogëlon rrezikun nga një ndërhyrje e Serbisë

Fadil Kajtazi paralajmëron për rrezikun politik nga përqendrimi i trupave serbe pranë kufirit me Kosovën, por thekson se prania e NATO-s dhe mbështetja e SHBA-ve e zbehin mundësinë e një ndërhyrjeje. Ai kritikon edhe neglizhencën e diplomacisë kosovare në ruajtjen e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ka komentuar deklarimet e ministrit në detyrë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se 70% të forcave ushtarake Serbia i ka dërguar pranë kufirit me Kosovën.

Kajtazi në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se nuk është diçka e re, pasi që ato trupa janë aty që nga paslufta, por se ndër vite ato janë stërvitur dhe janë pajisur me armatim të ri.

“Mirëpo, ato [trupat] janë aty dhe kjo nuk është ndonjë gjë e re… ajo që është rrezik tani është nëse Serbia siguron ndonjë miratim të heshtur nga dikush që kryen ndonjë operacion të kufizuar ushtarak në Kosovë. Rreziku është ky, rreziku është politik”, ka thënë ai.

Se sa është e mundur një gjë e tillë, Kajtazi ka thënë se mund të themi se Kosova është në një zonë të rrezikshme pas një përplasje tani e disa vite të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, pasi që edhe Ministria e Jashtme është duke bërë një “neglizhencë” në aspektin e ruajtjes së marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Por, tutje ai ka thënë megjithatë, derisa është NATO e pranishme në Kosovë dhe mbështetja e SHBA-ve për sovranitetin e Kosovës, i largon gjasat në masë të madhe për një aventurë të tillë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika