Kallëzim penal ndaj katër të dyshuarve për ndihmë ndaj grupit terrorist në rastin “Banjska”

Oficerët e policisë së Kosovës ruajnë rrugën pranë fshatit Banjska, 55 kilometra (35 milje) në veri të kryeqytetit Prishtinë, në veri të Kosovës, të dielën, 24 shtator 2023. -AP

Avokati Naim Rudari ka bërë të ditur se në lidhje me rastin “Banjska” është bërë kallëzim penal ndaj  disa personave që kanë ndihmuar grupin terrorist të strehohet dhe të largohet nga fshati Bajnskë.

Më 22 dhe 24 korrik 2025, dy dëshmitarë kyç janë ftuar në gjykatë, por sipas Rudarit, ata kanë dhënë deklarata të rrejshme duke mbrojtur kriminelët dhe duke mohuar deklaratat e mëparshme që kishin dhënë në polici dhe prokurori.

Dëshmitarët në fjalë, thekson avokati, janë përfshirë në ndihmën ndaj terroristëve duke i prezantuar si punëtorë të hotelit “Rajnska Banja”, duke i lejuar të marrin ndihmë për plagët dhe më pas t’i ndërronin rrobat për t’u larguar të lirë.

Ai në një postim në Facebook, kërkon nga Prokuroria e Kosovës që të nisë hetimet sa më shpejt për të siguruar prova shtesë dhe për të sjellë drejtësi për familjen Bunjaku, zyrtarin policor Alban Rashiti dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, duke u përballur me veprimtaritë terroriste që kanë sulmuar rendin juridik të vendit.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika