Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas lirimit të terroristit serb, Millan Radoiçiqi, nga Gjykata e Lartë në Beograd, i cili ka thënë se "është farsë e pushtetit serb dhe dëshmi evidente për implikimin e tij në organizimin dhe kryerjen e aktit terrorist"

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas lirimit të terroristit serb, Millan Radoiçiqi, nga Gjykata e Lartë në Beograd, i cili ka thënë se “është farsë e pushtetit serb dhe dëshmi evidente për implikimin e tij në organizimin dhe kryerjen e aktit terrorist”.

“Serbia e Vuçiqit, që moti është shndërruar në “deep state”, vend ku strukturat e padukshme kriminale janë mbi institucionet, ku ndikimi i politikës në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr edhe epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”, ka thënë Kamberi.

Madje, Kamberi ka theksuar se paradoksi I drejtësisë serbe vërehet në dy ditët e fundit, se “po e gjuajte me vezë muralin e kriminelit të dënuar për krime lufte dhe gjenocidin në Srebrenicë-je kriminel, ndërsa, po organizove grupe terroriste për të sulmuar shtetet fqinjë me qëllim të destabilizimit dhe rrezikimit të luftës rajonale, je hero kombëtar”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika