Kamberi në Ditën e të Drejtave të Njeriut: Shqiptarët e Luginës ende përballen me diskriminim sistematik

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar sot me rastin e 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se për shqiptarët e Luginës së Preshevës këto të drejta mbeten ende larg realizimit.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka thënë se respektimi i të drejtave të njeriut nuk mund të mbetet vetëm në nivel deklarativ, por duhet të kthehet në politika konkrete dhe veprime të matshme.

Sipas tij, shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdojnë të përjetojnë “diskriminim sistematik”, duke përmendur mungesën e përfaqësimit të drejtë institucional, pasivizimin administrativ, mungesën e investimeve, mosnjohjen e diplomave dhe presionin e vazhdueshëm mbi të drejtat civile, kombëtare e socio-ekonomike.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika