Kamberi reagon ndaj një mesazhi antishqiptar në Bujanoc

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj një mesazhi antishqiptar të vendosur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj një mesazhi antishqiptar të vendosur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Mesazhi i cili përmbante frazat: “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi,” është vetëm një nga shumë rastet e gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve që janë bërë pjesë e përditshmërisë në këtë qytet.

Kamberi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se këto mesazhe janë një tregues i rritjes së tensioneve dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve në Bujanoc.

“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”, ishte mesazhi i vendosur, për të cilin Kamberi ka thënë se nuk është i vetmi dhe gjuha e urrejtjes dhe kërcënimeve ndaj shqiptarëve në Bujnoc është bërë përditshmëri.

“Mesazh i ri antishqiptar në Bujanoc

Mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri. Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim.

“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”! Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji. Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kanë marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Gjithashtu, para pak ditësh, një ditë pas protestës që u mbajt në Bujanoc kundër diskriminit nga Beogradi zyrtar, një mbishkrim provokues u shkrua në oborrin e shtëpisë së shëndetit.

“Vdekje shqiptarëve”, ishte mesazhi fashist e antishqiptar.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika