Kamberi thotë se bashkësia ndërkombëtare po e përkëdhel Serbinë

Në lidhje me ndalimin e Ardita Sinanit, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, ka pasur reagime të ndryshme nga zyrtarët shqiptarë. Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur shqetësimin e tij rreth këtij incidenti

Shaip Kamberi

Në lidhje me ndalimin e Ardita Sinanit, këshilltares së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, ka reaguar edhe deputeti shqiptar në kuvendin serb, Shaip Kamberi.

“Policia e Serbisë, sot, në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, Ardita Sinanin, nënkryetare e Partisë për veprim demokratik (këshilltare e kryministrit të Kosovës) me arsyetimin se gjendet në njëfarë ‘liste të personave të kërkuar’. Sqarime tjera nuk kanë dhënë”, ka shkruar Kamberi.

Tutje, ai ka thënë se ka “kërkuar sqarime nga policia në Preshevë dhe ministri i punëve të Brendshme lidhur me këtë incident, edhe pse është e qartë se policia politike e Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga SHBA për ‘trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive’, përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në Luginë të Preshevës”.

“Pse jo, meqë Bashkësia ndërkombëtare, përmes përkëdheljeve të vazhdueshme që po i bën regjimit aktual në Serbi, po i krijon hapësira që në vazhdimësi, ky regjim, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, instrumentalizuar serbët gjithandej, të fusë Ballkanin në konflikte të reja”, ka përfunduar Kamberi.

Ndryshe, Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Luginën e Preshevës, ka thënë se është ndaluar këtë të hënë rreth orës 10:00 “në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë”.

Ndalimi nga policia sipas Sinanit “është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politikë të udhëheqësve aktualë të Serbisë”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika