Kamerat në Prishtinë, Gashi: Tmerruese, nuk e di nga ju ka ardhur ideja

Analisti Dardan Gashi, për kamerat me inteligjencë artificiale që do të vendosen në Prishtinë, ka thënë se kjo është tmerruese

Analisti Dardan Gashi

Analisti Dardan Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, për kamerat me inteligjencë artificiale që do të vendosen në Prishtinë, ka thënë se kjo është tmerruese.

“Këtu ipej përshtypja pikërisht ‘Big Brother’ që sipas kryetarit Rama, dikush qëndron para kamerave 24 orë dhe shikon mos dikush po hedh mbeturina…Nëse kjo çfarë ka thënë kryetari është e vërtetë, është tmerruese dhe është ‘Big Brother’”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se për këto kamera nuk ka fare bazë ligjore. “Këtu ka qenë shqetësimi im, ka ju ka ardhë ideja, ku e ka bazën ligjore, pse ka ardhur deri këtu”.

Ndërsa, nëse vendosja e këtyre kamerave është e pavërtetë, sipas Gashit, është shumë keq që kreu i Prishtinës dezinformon.

“Nëse nuk është e vërtetë, atëherë është shumë keq që kryetari dezinformon, që nuk di se për çfarë flet, shqetëson qytetarët. Nëse nuk është e vërtetë duhet të dalë të kërkojë falje”, ka thënë tutje analisti Dardan Gashi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika