Kamerat në Prishtinë, Sogojeva: AIP do të jetë gardian i privatësisë së qytetarëve

Krenare Sogojeva – Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi, për kamerat me inteligjencë artificiale që do të vendosen në Prishtinë, ka thënë se Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) do të jetë gardian i privatësisë së qytetarëve

Krenare Sogojeva – Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi

Krenare Sogojeva – Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Agjencia për Informim dhe Privatësi në projektin e kamerave në kryeqytet është kyçur të premten e kaluar.

“Ne ende muk i kemi parë specifikat e projektit. Ende projekti nuk ka filluar. Projekti është marrë, ka përfunduar, nuk është fare përgjegjësi e agjencisë”, ka thënë Sogojeva – Dërmaku.

Ajo ka thënë se përgjegjësi e agjencisë është të jetë gardian i zbatimit të këtij projekti.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) do të jetë gardian i privatësisë së qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, më 3 janar të janarit ka bërë të ditur se së shpejti në kryeqytet do të vendosen kamerat me inteligjencë të lartë artificiale.

Lexo dhe: Rama: Së shpejti do të vendosën kamerat e sigurisë me intelegjencë të lartë artificiale në Prishtinë

Rama ka njoftuar se këto kamera po vendosën për herë të parë në Prishtinë, dhe se ato janë prodhim amerikano – kanadez.

Ai ka bërë të ditur se, përmes këtij sistemi, do të identifikohen në kohë rekord personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika