Kanadaja, Australia dhe Britania e Madhe njohin shtetin e Palestinës

Kanadaja, Australia dhe Britania e Madhe janë bërë tre shtetet e para që kanë zyrtarizuar njohjen e shtetit të Palestinës.

Kanadaja është njëkohësisht edhe shteti i parë i grupit të vendeve të zhvilluara G7 që ka ndërmarrë një hap të tillë.

Përveç tyre, edhe Franca, Belgjika, Portugalia dhe Malta kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të ndjekin të njëjtin hap.

Ky vendim vjen vetëm një ditë para se në New York të nisë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ku çështja palestineze pritet të jetë temë qendrore e diskutimeve të liderëve botërorë.

Më 22 shtator, Kombet e Bashkuara do të rifillojnë gjithashtu një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë për zgjidhjen paqësore të konfliktit dhe zbatimin e planit për dy shtete, e cila do të bashkëkryesohet nga Franca dhe Arabia Saudite. Konferenca synon të riafirmojë angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për këtë zgjidhje dhe të mobilizojë mbështetje për zbatimin e saj.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar fuqishëm vendet që kanë njohur shtetësinë palestineze, duke thënë se ky hap “shpërblen terrorizmin e Hamasit” dhe “forcon refuzimin e tij për të liruar pengjet”.

Edhe familjet e personave që mbahen peng në Rripin e Gazës kanë shprehur shqetësim. Në një letër të hapur drejtuar kryeministrit britanik Keir Starmer, ato kanë deklaruar se vendimi për njohjen e Palestinës “komplikon përpjekjet për të sjellë të dashurit tanë në shtëpi”.

Ndërkohë, ofensiva tokësore e Izraelit në Qytetin e Gazës vijon. Vetëm të dielën, nga sulmet izraelite u raportuan të paktën 30 viktima.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika