Kanale pro-ruse në Telegram thërrasin për sulm ndaj bazës Bondsteel në Kosovë

Derisa tensionet në Lindjen e Mesme po rriten pas operacioneve ushtarake izraelite kundër objektivave iraniane, rrethe ekstremiste dhe pro-ruse në Ballkan po përpiqen ta instrumentalizojnë këtë konflikt për të nxitur destabilizim edhe në Kosovë.

Në disa kanale të njohura në platformën Telegram, përfshirë “BUNT je stanje duha”, i cili numëron mbi 80 mijë ndjekës, si dhe kanalin “СРПСКИ ГЛАСНИК”, janë publikuar mesazhe që synojnë drejtpërdrejt praninë ushtarake amerikane në Kosovë, konkretisht bazën Bondsteel, e vendosur në afërsi të Gjilan.

Në kontekstin e sulmeve izraelite ndaj Iran, këto kanale po përhapin narrativa që bëjnë thirrje për “hakmarrje” kundër interesave amerikane, duke e cilësuar bazën Camp Bondsteel si një “objektiv të ligjshëm” në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Mesazhet janë të shoqëruara me gjuhë nxitëse dhe retorikë armiqësore, që synon të mobilizojë ndjekësit e këtyre kanaleve për veprime të dhunshme.

Në një nga postimet më shqetësuese, administratorët e kanalit kanë publikuar edhe koordinatat e sakta gjeografike të bazës ushtarake amerikane: 42.3644909, 21.2494918.

Postimi shoqërohet me komentin: “Nëse e ndjek Ajtollahu nga Qipro, kjo është kërcënimi më i madh për Iranin për momentin”, një mesazh që sugjeron drejtpërdrejt lidhje mes zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe pranisë amerikane në Kosovë.

Përveç koordinatave, në këto kanale janë shpërndarë edhe harta të detajuara të Camp Bondsteel, të shoqëruara me komente cinike dhe mesazhe ironike “falënderimi” për amerikanët, duke e thelluar më tej natyrën provokuese dhe kërcënuese të përmbajtjes së publikuar.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se publikimi i të dhënave të tilla dhe thirrjet e hapura për dhunë përbëjnë një rrezik serioz për sigurinë, jo vetëm të personelit amerikan, por edhe për stabilitetin e përgjithshëm në Kosovë dhe rajon.

Këto veprime shihen si pjesë e një strategjie më të gjerë propagandistike, e cila synon të lidhë konfliktet globale me tensionet lokale, duke shfrytëzuar narrativat anti-perëndimore dhe pro-ruse, shkruan The Geopost.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika