Kandidati socialist i Vorës shpall fitoren: Kam diferencë të madhe me rivalin

Kandidati socialist për Bashkinë e Vorës, Blerim Shera është i pari që ka shpallur fitoren në zgjedhjen lokale të 14 majit

Kandidati socialist për Bashkinë e Vorës, Blerim Shera është i pari që ka shpallur fitoren në zgjedhjen lokale të 14 majit, kjo pasi në këto zonë është kryer dhe votim elektronik.

Shera deklaroi disa minuta pas mbylljes së procesit se ka votuar me diferencë shumë të madhe me kandidatin rival në këtë garë.

Pavarësisht shifrave që disponon, Shera shprehet se do të presë njoftimin zyrtar të KQZ, shkruan A2News.

Tashmë në të gjitha bashkitë ka përfunduar procesi i votimit dhe sipas shifrave nga KQZ numri i votuesve ka qenë 1.1 mln në rang vendi.

Teksa të dhënat pritet të përditësohen sërish, pjesëmarrja është e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2021 janë 560 votues më pak.

Pjesëmarrja e deritanishme pa përditësimin e 710 qendrave të votimit që nuk përcjellin të dhëna, është 30.09%.

Votuesit që kanë lënë shenjat e gishtërinjve janë në masën 94.04%

Një shifër zhgënjyese për votuesit për herë të parë, janë 16.576 me një pjesë marrje të ulët prej 13.5%.

Pjesëmarrje e ulët, KQZ e Shqipërisë: Në zgjedhje morën pjesë 1.1 milion votues

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika