“Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, kështu dikush kishte pas guximin ta shkruaj në këtë mur të kësaj ndërtese në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Grafiti që i ishte dedikuar kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti tashmë është i fshirë pas reagimit të institucioneve përgjegjëse në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Objekti në të cilin është shkruar grafiti tashmë i fshier është në afërsi diku 300 metra nga stacioni i Policisë”.
Ky shkrim kërcënues për të parin e ekzekutivit akoma nuk dihet se kë e pati autor.
Gjithsesi, me urdhër të Prokurorisë, është iniciuar rast për të dhe e kanë cilësuar si “Kanosje”
“Ka ndodhë këtu në një rrugë këtu në afërsi, në Mitrovicë të Veriut, ka pas një grafitë të shkruar. Paraprakisht ka pas edhe një pamje apo grafikë e vendosur në rrjetin social, Koridor, ajo është më e paraqitur më ndryshe. Ne kemi hapur rast në konsultim me prokurorin kujdestar si rast “Kanosje”, nuk kemi persona të dyshuar për momentin”, ka thënë Veton Elshani – Zv. Drejtor i Policisë, Veri.
Televizioni që ishte në rrugën “Vasilije Ostrovski” ka parë edhe grafite të tjera të cilat tashmë ishin mbuluar me ngjyrë.