Kaosi vazhdon – Autobusët bllokojnë Prishtinën, s’ka zgjidhje

Protesta e Sindikatës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë ka vazhduar edhe të martën, ku autobusët u përdorën si mjet bllokimi, duke shkaktuar kolona të gjata në Prishtinë. Kryetari Përparim Rama u takua me sindikatat por insiston se faji për krizën është tek buxheti i bllokuar nga Ministria e Financave, ndërsa INPO e cilëson të jashtëligjshme seancën e jashtëzakonshme të komunës e ftuar për të enjten.

Në funksion hyri, por jo për qytetarët.

Këtë të martë, autobusët e Trafikut Urban u shfrytëzuan si mjet proteste nga përfaqësuesit e sindikatës së kësaj ndërmarrjeje, të cilët kërkojnë ekzekutimin e pagesave nga Komuna e Prishtinës.

Njëjtë vepruan edhe përfaqësuesit e sindikatës së operatorëve privatë, duke shkaktuar kolona të gjata në kryeqytet.

Kjo ishte arsyeja kryesore pse Policia e Kosovës kërkonte largimin e menjëhershëm të autobusëve nga rruga.

Sipas përfaqësuesve të protestuesve, situata për ta është bërë e papërballueshme.

“Shpenzimet e naftës i kemi borxh 1 milion euro. Punëtorëve u kemi borxh 800 mijë euro për dy rroga. Në total borxhi arrin 1 milion e 600 mijë euro”, ka thënë, Ilmi Gashi, kryetar i Sindikatës së Trafikut Urban.

Ndërkohë, sekretari i Shoqatës së Operatorëve Privatë, Ismet Haliti, njoftoi se nga nesër protesta do të marrë formë tjetër.

“Nga nesër protestën do ta mbajmë mes Qeverisë dhe Komunës. Tek ne borxhi është edhe më i madh se te ‘Trafiku Urban’”, ka thçnë Haliti.

Me të shënuar ora 11:00, përfaqësuesit e protestës u dakorduan që autobusët të largohen nga rruga.

Pikërisht për këtë situatë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti sërish në takim përfaqësuesit e sindikatave të Trafikut Urban dhe të operatorëve privatë.

Pas takimit, ai përsëriti se përgjegjësia qëndron tek Ministria e Financave.

Në një konferencë për media, Rama dha edhe detaje për seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të enjten, duke theksuar se mbledhja nuk është e jashtëligjshme.

Por të njëjtin mendim nuk ndanë drejtoresha ekzekutive e INPO-s, Albulena Nrecaj.

“Është e jashtëligjshme, sepse as ky Kuvend e as kryetari nuk kanë mandat ligjor të bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Nrecaj.

Protesta pritet të vazhdojë edhe të mërkurën, duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika