Kapen katër kosovarë duke kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë

Policia e Kosovës

Një veturë me targa të Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në Leposaviq, në të cilën ishin katër kosovarë të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur të mërkurën, e të dyshuarit janë verifikuar, të cilët nuk kanë rezultuar si persona të kërkuar.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, ku ishin katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se ilegalisht kanë kaluar kufirin Republika e Kosovës – Serbi dhe anasjelltas. Të njëjtit janë verifikuar, por nuk kanë rezultuar si persona të kërkuar. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika