Kapet një sasi e barnave të kontrabanduara nga Shqipëria e Serbia

Dogana e Kosovës ka konfiskuar një “sasi të konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria e Serbia”

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka ndaluar një automjet të dyshuar në rajonin e Prishtinës, ku është zbuluar një “sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia”.

njoftimin e doganës thuhet se mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë rast kanë filluar.

“Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvajtje kanë filluar. Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika