Kapiteni i Sharrit inkuadrohet live në ‘Dueli Sportiv’, ky është arsyetimi i tij për dhunën në ndeshjen ndaj Lepencit

Kapiteni i Sharrit, Besar Luri, ka thënë se tifozët nuk i kanë sulmuar futbollistët e Lepencit sot në ndeshjen mes këtyre dy skuadrave

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini, Luri ka pretenduar se tifozët nuk kanë qenë të implikuar në incidentin e sotëm në takimin e Ligës së Dytë.

“Ka pasur një ndërhyrje të lojtarit të Lepencit ndaj lojtarit tonë. Pikërisht për me fillu sulmin ndaj lojtarëve tanë, kanë qenë lojtarët e Lepencit, kanë filluar kacafytjet. Nuk ka pasur diçka nga ana e tifozëve. Asnjë tifoz nuk ka qenë prezent në fushën e futbollit, përveç lojtarëve që janë kacafytur mes vete, edhe nuk mundem të them që nuk janë grushtuar,” tha ai.

Ndryshe, sekretari i Lepencit, Valdrin Dogani, tha më herët se nga hedhja e gjësendeve prej tifozëve kanë pësuar lëndime katër futbollistë.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika