Karateistja Orana: Ishte ëndërr e imja, prisja medalje

Karateistja Fortesa Orana është e dëshpëruar që nuk u lejua të merrte pjesë në Evropianin e karatesë në Guadalajara të Spanjës

Karateistja e njohur kosovare Fortesa Orana, ka reaguar në një postim në rrjetin social,  dhe është shprehur se ndjehet e dëshpëruar që nuk u lejua të merrte pjesë në Evropianin e karatesë që ka nisur të mërkurën në Guadalajara të Spanjës.

Orana ishte një prej shtatë karateistëve që mbeti jashtë Evropianit për seniorë. Spanja nuk ka lejuar paraqitjen e karateistëve të Kosovës me simbole të shtetit.

Ajo synonte të fitojë medalje në Evropianin e Guadalajaras, i cili do të nisë të mërkurën dhe do të mbyllet më 26 mars.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e karateistes kosovare, e cila shpreson që politika të qëndrojë jashtë sportit dhe e lut Zotin që t’i japë durim dhe qetësi në shpirt.

Javë më parë karateistët kishin mbetur jashtë Evropianit për të rinj, të mbajtur në Qipro. Autoritetet qipriote kishin kushtëzuar paraqitjen e Kosovës me heqjen dorë nga simbolet e shtetit. Kjo nuk ishte pranuar nga përgjegjësit e karatesë kosovare. Spanja, ashtu si Qipro nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Por në vitin 2019 pikërisht në Guadalajara ishte mbajtur Evropiani për seniorë. Dhe në atë Evropian, Kosova ishte paraqitur e barabartë dhe me të gjitha simbolet.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika