Katër persona janë arrestuar në Londër si pjesë e një hetimi kundër terrorizmit që ka lidhje me Iranin, njofton Policia Metropolitane e Londrës.
Policia ka arrestuar një shtetas iranian dhe tre persona me dy shtetësi, britanike dhe iraniane, nën dyshim për ndihmë ndaj një shërbimi të huaj inteligjence, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Hetimi lidhet me dyshimet për vëzhgimin e vendeve dhe individëve të lidhur me komunitetet hebraike në Londër, sipas Metropolitane Police.
Kontrollet po vazhdojnë në zonat e Watford, Barnet dhe në një adresë në Wembley.
Një 40-vjeçar dhe një 55-vjeçar janë arrestuar në adresat në Barnet, një 52-vjeçar në Watford dhe një 22-vjeçar në Harrow.
Gjithashtu, gjashtë të tjerë – njëri 29-vjeç, njëri 39-vjeç, njëri 42-vjeç, njëri 49-vjeç dhe dy persona 20-vjeçarë – janë arrestuar në të njëjtën lokacion në Harrow nën dyshim për ndihmë ndaj një të dyshuari.