Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë datave 25 dhe 26 tetor 2025 në disa komuna të vendit.
Në Obiliq, më 25 tetor rreth orës 22:00, është raportuar se një burrë kosovar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë, më 26 tetor rreth orës 13:50, policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Në Istog, po të njëjtën ditë rreth orës 08:50, është arrestuar një burrë që dyshohet se ka shqetësuar dhe ka dëmtuar veturën e një gruaje. Pas procedurave të nevojshme, ai është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Ndërsa në Malishevë, mëngjesin e 26 tetorit, rreth orës 07:20, është arrestuar një burrë nën dyshimin për dhunë ndaj viktimës femër. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
