Katër raste të dhunës në familje raportohen përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se katër raste të dhunës përgjatë 24-orëve të fundit, janë raportuar në Policinë e Kosovës

Emblema e Policisë së Kosovës





Katër raste të dhunës në familje janë raportuar përgjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Graqanicë, Prizren dhe Gjakovë.

Rreth orës 02:30 të së mërkurës, është arrestuar i dyshuari mashkull, kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë verbalisht me vrasje bashkëshorten e tij. I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Graqanicë. Mashkulli kosovar kishte sulmuar fizikisht të ëmën.

“Graqanicë 30.11.2022 – 05:30. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, i cili pas një zënke verbale të qastit që kishte pasur me nënën e tij, viktimën, femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Krahas kësaj, një viktimë kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Prizren 30.11.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Si pasojë e rastit i dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Policia e Kosovës bën të ditur se ndonëse rasti kishte ndodhur më herët, përkatësisht më 24 nëntor të këtij viti, viktima kishte raportuar më 30 nëntor se ajo është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj, në vazhdimësi.

“Gjakovë 24.11.2022 – 23:10. Viktima, femër kosovare, me datën 30.11.2022 ka raportuar se në vazhdimësi është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari, mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Mbrëmjen e 30 nëntorit, një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare nga komuna e Shtimes ka humbur jetën. Ajo është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj.

E ndjera kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse. Këtë e ka konfirmuar Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë derisa ka shtuar se njëherit, viktima kishte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares ende në arrati





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika