Katër shqiptarë në mesin e të lënduarve nga aksidenti në Kroaci

Të paktën gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Kroaci, këtë të mërkurë, ku në mesin e të lënduarve ka edhe shqiptarë

Foto: Robert Anic

Të paktën gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Kroaci.

Rasti raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë, ku në mesin e të lënduarve ka edhe shqiptarë.

Siç raporton mediumi kroat “Danas.hr”, dy nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë.

Katër nga të lënduarit janë shtetas shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, 22, 41, 43 dhe 45-vjeç, ndërsa aksidenti është shkaktuar nga vozitësi shqiptar, i cili po ngiste veturën “Volkswagen Caddy”, teksa për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe gjendjes së rrugës, si dhe dukshmërisë dhe kushteve atmosferike ka kaluar në korsinë e automjeteve nga drejtimi i kundërt, ku është përplasur me një kamion.

Të lënduarit janë trajtuar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika