Katër të vdekur dhe 23 të plagosur në një përplasje në mes të trenave në Republikën Çeke

Përplasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje vonë në qytetin Pardubice - rreth 100 kilometra në lindje të Pragës

FOTO: Michal Fanta, AFP

Të paktën katër persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u plagosën, pasi një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Republikën Çeke, njoftuan autoritetet të enjten.

Siç raporton agjencia lokale e lajmeve CTK, ministri i Brendshëm, Vit Rakusan,  tha se përplasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje vonë në qytetin Pardubice – rreth 100 kilometra në lindje të Pragës.

Treni i udhëtarëve me shpejtësi të lartë i përkiste kompanisë private RegioJet.

Rakusan tha se asnjë nga të plagosurit nuk ishte në rrezik për jetë.

Ministri i Transportit, Martin Kupka, tha se rruga kryesore midis Pragës dhe pjesës lindore të vendit duhej të mbyllej ndërsa autoritetet hetonin përplasjen.

“Ne nuk mund dhe nuk do të spekulojmë për shkakun e aksidentit”, tha Kupka.

Kompania shtetërore e trenave, Hekurudhat Çeke tha se binarët mund të qëndrojnë të mbyllur për gjithë ditën “për shkak të shkallës së aksidentit”.

Ekipet e shpëtimit thanë se më shumë se 300 pasagjerë ishin në trenin me shpejtësi të lartë, që po shkonte për në qytetin e Kosice, në Sllovakinë lindore.

Të vdekurit nuk u identifikuan menjëherë.

Drejtuesit e të dy motorëve mbijetuan.

Kryeministri Petr Fiala e quajti aksidentin një tragjedi të madhe dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika