Katër të vrarë dhe 38 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll, s’dihet nëse ka turist nga Kosova

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor. Nga ambasada e Kosovës në Ankara është thënë se nuk dihet nëse në mesin e tyre gjendet ndonjë turist kosovar

Vendi ku ndodhi shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor 2022. Foto: Reuters





Pas shpërthimit në sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë, i ndodhur të dielën e 13 nëntorit, ambasada e Kosovës në Ankara, ka deklaruar se ende nuk është bërë identifikimi i personave të vdekur dhe të të lënduarve si pasojë e këtij shpërthimi, teksa është pyetur se në mesin e tyre a gjendet ndonjë turist kosovar.

“Ende nuk kemi ndonjë informatë nëse ndonjë turist ose ndonjë shqiptar nga Kosova është lënduar. Momentin e parë që i kemi këto informata do t’i përcjellim te ju”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Po ashtu, është bërë e ditur se Këshilli i Lartë për Radio dhe Televizionin e Turqisë ka ndaluar transmetimin e lajmeve.

Vendi ku ndodhi shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor 2022.
Foto: Reuters

Ndryshe, të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor.

Kështu bëri të ditur guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya. Ai shkroi në Twitter se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.

Një video e postuar në internet tregoi flakët duke shpërthyer dhe një zhurmë të fortë, ndërsa këmbësorët u kthyen dhe ia mbathën.

Pamjet treguan ambulanca, zjarrfikëse dhe polici në vendngjarje të dielën. Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë. Përdoruesit e mediave sociale thanë se dyqanet ishin mbyllur dhe rruga u mbyll.

Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë se ka të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi me bombë që tronditi Turqinë, pak më parë.

“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje janë nisur ekipet tona të policisë, shëndetësore, zjarrfikëse dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai në Tëitter.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Transmetuesi CNN Turk tha se mbi 10 persona u plagosën. Rruga është një rrugë e mbushur me njerëz, e njohur nga turistët dhe vendasit, e rrethuar nga dyqane dhe restorante. Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 (13:30 GMT).

Në një video të kapur nga kamerat e sigurisë aty afër vendit të shpërthimit.

Shihet se si pak çaste para së të ndodhte shpërthimi, një grua ka vendosur një qante aty pranë.





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika