Në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka arritur në fazën përfundimtare.
Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca pritet të fillojë në ora 09:00.
Seanca e kësaj të mërkure do të përfshijë deklaratat e fundit të palëve: fillimisht qëndrimin e përfaqësuesit të viktimave, më pas kundërpërgjigjet e mbrojtjes dhe, në fund, fjalët përmbyllëse të katërshes së UÇK-së, njofton Dukagjini.
Para trupit gjykues po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Sipas organit të akuzës, veprat e pretenduara lidhen me periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998–1999 dhe përfshijnë dyshime për pjesëmarrje në një strukturë të përbashkët kriminale. Të katër të akuzuarit i kanë hedhur poshtë këto pretendime dhe janë deklaruar të pafajshëm që nga nisja e procesit.
Sot pritet numër i madh i familjarëve të marrin pjesë në galerinë publike brenda ndërtesës së Speciales.
Po ashtu, në seancën përmbyllëse pritet të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca.