Kazakistani hap zyrtarisht ambasadën në Shqipëri

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Tiranë, u përurua zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ngjarja u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, trupit diplomatik dhe personaliteteve të shquara të jetës publike. Të pranishme në ceremoni ishin edhe zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino dhe kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Ceremonia u drejtua nga ambasadori i Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev, i cili mbajti një fjalim përshëndetës me rastin e hapjes së misionit diplomatik.

Ai theksoi rëndësinë historike të këtij hapi në marrëdhëniet kazako-shqiptare, duke e cilësuar ambasadën si një urë të re miqësie dhe bashkëpunimi.

“Kjo është një ngjarje me rëndësi historike për vendet tona. Ajo simbolizon jo vetëm hapjen e një misioni të ri diplomatik, por edhe fillimin e një etape të re në zhvillimin e marrëdhënieve kazako-shqiptare, të bazuara në besim, mirëkuptim dhe angazhim të përbashkët për paqe, stabilitet dhe mirëqenie”, u shpreh ambasadori.

Ai nënvizoi se Kazakistani dhe Shqipëria ndajnë vlera të përbashkëta si bashkëjetesa paqësore, respekti për diversitetin dhe aspirata për zhvillim të qëndrueshëm.

Po ashtu, ai shtoi se ekziston potencial i madh për bashkëpunim në fusha si tregtia, energjia, turizmi, arsimi, teknologjia dhe shkëmbimet kulturore.

“Ambasada jonë e re do të bëhet një instrument efektiv për realizimin e këtyre mundësive,” theksoi ambasadori Aisariyev, duke falënderuar Qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë gjatë procesit të hapjes së përfaqësisë diplomatike.

Ceremonia u mbyll me një pritje zyrtare në ambientet e ambasadës, ku të ftuarit patën mundësinë të shkëmbenin mendime mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë në një klimë miqësore dhe bashkëpunuese./ATSH

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika