KB Prishtina bëhet pjesë e garës më të re të klubeve evropiane ENBL

Klubi i Basketbollit Prishtina ka marrë ftesën që të bëhet pjesë e garës më të re të klubeve evropiane, European North Basketball League

Foto ilustrim

Kryetari i Klubit të Basketbollit Prishtina, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se klubi i tij ka marrë ftesën për pjesëmarrje në garën më të re të klubeve të Evropës, European North Basketball League (ENBL).

“Klubi ynë i zemrës dje mori edhe një ftesë të rëndësishme për pjesëmarrje në garën më të re të klubeve të Evropës, ENBL (European North Basketball League)”, ka shkruar ai, në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, puna e madhe dhe sukseset e njëpasnjëshme të klubit më të trofeshëm shqiptar KB Prishtina u konfirmuan përsëri me dy arritje këtë vit, e para, vendosja e Prishtinës në vazon e dytë të FIBA Europe Cup përkrah Beshiktashit turk e duke i lënë prapa Arisin grek e Sholenë franceze.

Ndërsa, tani, arritja e dytë sipas kryetarit të klubit, është ftesa për pjesëmarrje në garën elitare me ekipet e Evropës Veriore, Qendrore dhe Lindore, e themeluar nga shtetet superfuqi të basketbollit evropian e botëror si Lituania, Rusia, Ukraina, Polonia, Letonia, Estonia, Çekia.

Kryetari i Klubit të Basketbollit Prishtina, Blerand Stavileci

Ndërkaq, Stavileci ka deklaruar se me shumë gjasë këtë vit do të zgjerohet edhe me shtete të tjera si Gjermania, Finlanda, Suedia, Anglia e shumë të tjera.

“E nisëm me Ligën Ballkanike, e vazhduam me Garat e FIBA-s, Champions League dhe Europe Cup, dhe tani po na troket edhe një mundësi Liga ENBL”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka përmendur edhe izolimet që sipas tij u janë imponuar qe shumë vite duke cekur se janë bërë me arsyeje politike, klubi Prishtina nuk është ndalur nga asnjë prej tyre.

“Edhe përkundër izolimeve të shumta që na janë imponuar që sa e sa vite, sidomos atyre të natyrës politike, fuqia e brendit KB Prishtina ka bërë që t’i çajë të gjitha ato një nga një dhe ta vendosë Prishtinën, Kosovën e shqiptarët aty ku e kanë vendin, edhe gjeografikisht, edhe biologjikisht edhe kualitativisht”, ka deklaruar ai.

Foto ilustrim

I pari i klubit është shprehur krenar për punën që kanë bërë me vite të tëra dhe nuk ka harruar të falënderojë edhe njerëzit brenda klubit, me gjithë tifozët Plisat dhe institucionet komunale e qendrore që sipas tij kanë mbështetur në masë të konsiderueshme veprimtarinë e klubit.

Ndërkaq, Stavileci ka kërkuar më shumë përkrahje për klubin nga të gjithë sepse sipas tij nderimi që po i bëhet KB Prishtinës është nder për Kryeqytetin, Prishtinën, dhe nder edhe më i madh për Kosovën.

“Prandaj, je e madhe Prishtina! Nga dashuria jonë për ty dhe për sportin po buron nderimi i madh i evropianëve dhe të tjerëve për Kryeqytetin dhe Kosovën”, është shprehur ai.

Ai ka përfunduar njoftimin e tij duke thënë se Prishtinën, do ta bëjmë edhe më të madhe, dhe me më shumë bujë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika