Kë la fajtor Musliu për aksidentin në magjistralen Podujevë-Prishtinë?

Aksidenti i rëndë që ndodhi përgjatë mëngjesit të së premtes u bë pjesë e diskutimeve në Kuvendin e Kosovës. Musliu ka thënë që Ministri Aliu vazhdon të neglizhojë "rrugën e vdekjes", përkatësisht magjistralen Podujevë-Prishtinë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu ka apeluar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të sinjalizuar magjistralen Podujevë-Prishtinë e veçanërisht, ministrin Liburn Aliu.

Përgjatë seancës plenare të së premtes, deputetja Musliu ka thënë se aksidentet e panumërta në magjistralen Podujevë-Prishtinë, apo siç e cilëson ajo sikurse “rruga e vdekjes”, është bërë e tillë nga papërgjegjshmëria e instituiconeve të vendit.

“Është e dhimbshme dhe tragjike që qytetarët të vinë nga mërgimi e të humbin jetën në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Qoftë rasti i fundit që për shkak të papërgjegjshmerisë institucionale, qytetarët të humbin jetën”, ka thënë ajo.

Ngushëllime familjarëve të viktimave u ka shprehur edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Nga aksidenti mbetën të lënduar dy viktima ndërsa dy të tjerë, kanë humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së premtes.

Kjo nuk është e vetmja mangësi që Musliu ka përmendur në Kuvend.

Ndër të tjera, pas përfundimit të fjalës së Fatmire Kollqakut nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje e cila pretendonte që farmacistët ishin ofenduar në faltoren e Kuvendit duke u  cilësuar sikurse “shitës”, një reagim ka ardhur nga deputetja Musliu.

“Fillimisht, mendoj që nuk u ofenduan farmacistët. Prita që të flisni për abuzimin e këtij ligji që është bërë në këtë vend”, ka thënë Musliu gjersa ka theksuar se deputetja Kollqaku po keqinterpetonte fjalën dhe të njëjtën do të mund t’a bënte edhe Musliu.

“Reflektoni se jemi bo për turp”, ka thënë Musliu.

Në Kuvendin e Kosovës, po diskutohet propozimi për shqyrtimin e parë të Projektligji për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale i propozuar nga opozita.

Në emër të PDK-së, Zenjullahu ka propozuar që të caktohet një çmim fiks apo maksimal për rregullimin e çmimit të barnave.

Sipas saj, qytetarët janë dëmtuar vazhdimisht si pasojë e çmimeve të larta të barnave, sidomos atyre esenciale.

Pamje nga aksidenti i rëndë në magjistralen Podujevë – Prishtinë ku vdiqën dy persona

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika