Kearns: Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republikës Srpska në Kosovë

“Kjo do të çonte në konsolidimin e etnonacionalizmit dhe nuk do të çonte në unitet, ka thënë kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kerans duke theksuar se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e një ‘Republika Srpska” në Kosovë

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns

Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republika Srpska” në Kosovë, ka theksuar kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns.

Kears gjithashtu komentoi planin franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

“Paqartësia e gjuhës në planin [francezo-gjerman] është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojmë Republikën Srpska në Kosovë”, tha Kearns për Al Jazeera.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo çon në konsolidimin e etnonacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo.

Sipas Kearns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe “të mos pengohet në rrënjosjen e etnonacionalizmit”.

Kearns thotë se ka folur me ministren e Jashtme të Kosovës.

“Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklave serbe është diçka që Britania e Madhe, ne ishim shumë të qartë, nuk e mbështet.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika