Kearns mirëpret vizitën e Cameron në Kosovë: Është koha të qëndrojmë së bashku, të palëkundur kundër irredentizmit

"Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit", ka thënë deputetja britanike, Alicia Kearns

Deputetja britanike, Alicia Kearns

Alicia Kearns, kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, e ka mirëpriutr vizitën e ministrit të Jashtëm, David Cameron, i cili po qëndron në një vizitë njëditore në Kosovë.

Kearns, në një postim në Twitter, shkruan se është koha që të ngrenë zërin për Kosovën dhe të qëndrojnë të palëkundur kundër irredentizmit.

“Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit”, shkruan deputetja britanike.

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur në Kosovë. Ai është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla.

Vizita e Cameron-it do të jetë njëditore.

Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika