KEK-u del me një sqarim rreth importit dhe eksportit të energjisë

Pas dyshimeve rreth eksportit të rrymës në kohë të krizës me energji elektrike, KEK-u ka dalë me një njoftim për media. Ata kanë thënë se eksporti i energjisë nga KEK-u bëhet kur ka teprica, pasi të përmbushen nevojat e konsumit vendor

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka dalë me një sqarim rreth importit dhe eksportit të rrymës që e bën kjo kompani.

Në njoftimin e tyre thuhet se eksporti i energjisë nga KEK-u bëhet kur ka teprica, pasi të përmbushen nevojat e konsumit vendor.

“Tepricat zakonisht shfaqen (natën) në intervalin kohor nga ora 01:00 deri në orën 07:00 eventualisht deri 09:00 (rrallë herë)”, thuhet në njoftim.

Sipas KEK-ut, fillimisht ata e deklarojnë prodhimin e energjisë për nevojat e konsumit vendor si dhe për mbulimin e humbjeve.

“Bazuar në procedurat e brendshme, KEK fillimisht deklaron prodhimin e energjisë elektrike për konsum vendor, pra për nevojat e konsumit të Shërbimit Universal si dhe mbulimin e humbjeve. Si rrjedhojë, në rastet kur shfaqen tepricat, fillimisht i ofrohen KESH-it (shkëmbim) e pjesa e mbetur e energjisë (nëse mbetet) atëherë plasohet ne treg, përmes tregtarëve të licencuar nga ZRRE-ja”, thuhet ne njoftimin e KEK-ut.

Korporata Energjetike e Kosovës ( KEK )

Tutje në njoftim thuhet se çmimet e importit dhe eksportit varen nga rrethanat. Sipas tyre, kur rritet kërkesa për energji elektrike rritet edhe çmimi i energjisë dhe kur rritet oferta çmimet janë më të ulëta.

“Lidhur me këtë ju bëjmë me dije se çmimi i importit të energjisë elektrike zakonisht është më i lartë në raport me çmimin e eksportit të energjisë elektrike. Kjo, për faktin se nevoja për import të energjisë elektrike shfaqet në kohën e pikut apo në kohën e konsumit maksimal (ditën), pra kohën kur ka mungesë të energjisë elektrike vendore, por edhe në vendet e rajonit e më gjerë”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë çështje, partitë opozitare ka disa ditë që janë duke e kërkuar themelimin e një komisioni hetimor, që do t’i hetonte punësimet e konkursit të fundit në KEK, rritjen e çmimit të rrymës si dhe shitjen dhe blerjen e rrymës në kohë krize energjetike.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika