Kelmendi: Fitorja e Muhaxherit nuk është fitore e qytetit të Pejës, por e bashkimeve politike

Kandidati i LVV-së për Pejë, Taulant Kelmendi, ka komentuar rezultatin e balotazhit, ku fitues doli Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

Ai e ka konsideruar rezultatin si të pritshëm për shkak të bashkimit të forcave politike të tjera, por ka theksuar se kjo fitore nuk është fitore e qytetit të Pejës.

“Për besë kjo është fitore e Gazmend Muhaxherit dhe grupit të tij nuk është fitore e qytetit të Pejës. Megjithatë ky është rezultati. Unë mendoj që ky rezultat është i ndikuar prej grupeve prej shumë bashkimeve të vjetrume politike dhe nuk meriton respekt megjithatë urime grupit të Gazmend Muhxaherit”, ka deklaruar Kelmendi në lidhje telefonike në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika