Keqpërdorim detyre dhe ryshfet në MPB: katër persona arrestohen

Policia e Kosovës arrestoi katër persona, dy inspektorë të MPB-së dhe dy përfaqësues të një poligoni qitës, për keqpërdorim detyre dhe ryshfet lidhur me lëshimin e lejeve të armëve pa respektuar procedurat ligjore. Gjatë bastisjeve u sekuestruan telefona, dosje dhe dokumente relevante për hetimin. Prokuroria Themelore e Prishtinës udhëhoqi aksionin me urdhër gjykate

Policia e Kosovës sot ka arrestuar katër persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e marrje të ryshfetit.

Dy nga ta ushtrojnë funksionin e inspektorit në Departamentin për Siguri Publike pranë MPB-së ndërsa dy të tjerët janë përfaqësues të një poligoni qitës.

Krejt ky aksion u realizua meqë dyshohet që të arrestuarit keqpërdorën lejet për armë zjarri.

“Lidhur me rastin dyshohet se katër persona të dyshuar (nga ta tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare) janë përfshirë në veprat penale të lartcekura, duke marrë ryshfet nga persona të ndryshëm të cilët janë pajisur me certifikatë për leje të armës pa prezencën e tyre, siç e parasheh ligji dhe procedurat tjera vijuese”-Policia e Kosovës.

Detaje tjera dha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që urdhëroi aksionin.

“Me urdhër të gjykatës kompetente, në bazë të kërkesës me shkrim nga ana e prokurorit të shtetit, është realizuar një urdhër kontrolli në disa lokacione të ndryshme, ku deri më tani dy persona zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dyshohet të kenë kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, të cilët kanë lëshuar certifikata për t’u pajisur me leje të armëve tek qytetarët pa i përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme ligjore”, ka thënë Kaltrina Shala – Prokuroria Themelore, Prishtinë.

Policia poashtu njoftoi se gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht: 7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante në lidhje me rastin.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika