Kërcënohet gazetari i Vox Kosova nga udhëheqësi i tifozëve të Kombëtares, AGK kërkon veprim nga FFK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se gazetari i Vox Kosova, Valon Rashiti, ka marrë një kërcënim serioz nga udhëheqësi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, Lulzim Berisha.

Sipas Rashitit, gjatë një ceremonie Berisha i ka thënë: “Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën”.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë kërcënim publik, duke theksuar se cenon integritetin fizik të gazetarit dhe pengon punën e tij profesionale.

AGK-ja njofton se do të monitorojë denoncimin që Rashiti e ka bërë pranë organeve të sigurisë dhe drejtësisë.

Po ashtu, AGK-ja fton Federatën e Futbollit të Kosovës që të distancohet qartë nga kjo sjellje e papranueshme.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika