Kërkesa e plotë: VV i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese e Kosovës me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të shtetit.

Këtu përfshihet edhe kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme që do të pezullonte afatet kushtetuese lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit deri në publikimin e aktgjykimit.

Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, e, të dorëzuar në Kushtetuese nga VV-ja thuhet se mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani-Sadriu, përfundon më 4 prill 2026, ndërsa për procesin e zgjedhjes së presidentit janë propozuar dy kandidatura: Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

Sipas kërkesës, seanca e jashtëzakonshme e mbajtur më 5 mars 2026 nuk arriti të zhvillojë procedurën e votimit për shkak të mungesës së kuorumit, pasi 54 deputetë të opozitës nuk morën pjesë në seancë, duke pamundësuar arritjen e shumicës së nevojshme prej 80 deputetësh në dy raundet e para të votimit.

Në kërkesë propozohet që Kushtetuesja të shpallë kërkesën të pranueshme, të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afateve për zgjedhjen e presidentit, të konstatojë shkelje kushtetuese në rast të mospjesëmarrjes së deputetëve në votim dhe të përcaktojë detyrimin e deputetëve për të marrë pjesë në procedurën e votimit.

Kërkesa e plotë e siguruar nga Dukagjini:

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika