Kërkohet Egzon Reshani, i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

Policia e Kosovës po kërkon Egzon Reshanin, i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, e cila ka ndodhur më 5 janar 2026 në Prizren.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, rreth orës 22:50 të asaj date janë raportuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ali Hadri”.

Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Nga ekipi mjekësor është bërë e ditur se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar disa persona të përfshirë në këtë rast. Megjithatë, njëri nga të dyshuarit ndodhet ende në arrati.

Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në arrestimin e tij. Të gjithë ata që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit, ftohen të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192, përmes rrjeteve sociale të policisë ose në cilindo stacion policor në Kosovë.

Të fundit nga rubrika