Kërkohet një ligj i veçantë për heroin Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Simpoziumi shkencor në Institutin Albanologjik ka bërë thirrje për hartimin e një ligji të veçantë për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, si dhe propozimin për shpalljen e 28 tetorit si festë kombëtare në nderim të tij

Simpoziumi shkencor i mbajtur në Institutin Albanologjik në Prishtinë, 6 maj 2024.

Instituti Albanologjik në Prishtinë ka mbajtur një simpozium shkencor, ku u trajtua tema e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, heroit kombëtar të shqiptarëve.

Në këtë simpozium, studiuesit prezantuan gjetjet e tyre të reja mbi Gjergj Kastriotin dhe vlerësuan kontributin e tij në historinë dhe kulturën shqiptare.

Me këtë rast, është bërë thirrje për hartimin e një ligji të veçantë për Gjergj Kastriotin, si një formë e njohjes dhe e respektimit të trashëgimisë së tij historike dhe të veprës së tij në formimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Lulzim Lajçi, ka theksuar rëndësinë e Gjergj Kastriotit si një testament i orientimit të shqiptarëve dhe bëri thirrje për hartimin e ligjit të veçantë për të nëpërmjet një komisioni të përbërë nga përfaqësues të parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

“E ndiej obligim moral dhe intelektual të bëj një apel drejtuar institucioneve më të larta të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të Kosovës që të nxjerrin një ligj të veçantë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ky ligj do të draftohej nga një komision i përbërë nga deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe parlamentit të Kosovës dhe si ligj i përbashkët, pas miratimit në të dy parlamentet do të zbatohej në të dy shtetet shqiptare. Nxjerrja e këtij ligji do të kishte edhe simboliken e vet”, ka deklaruar Lajçi.

Ky ligj i veçantë, sipas tij, do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm në përkujdesjen dhe nderimin e trashëgimisë historike të Gjergj Kastriotit dhe do të shërbente si një mjet për të forcuar vetëdijen kombëtare dhe respektin për figurën e tij në të dy shtetet shqiptare.

Ndërsa, profesori Arbin Xhata ka propozuar që data e 28 tetorit të shpallet si festë kombëtare në nderim të Gjergj Kastriotit.

Ndryshe, nga ora 13:00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë do të ketë një koncert me performanca të këngëtarëve të njohur dhe fjalime nga organizatorët.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika