Kërkohet paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj gjashtë personave të dyshuar për një vrasje të rëndë që ndodhi më 1 prill në Kaçanik.

Sipas njoftimit të dyshuarit H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., të gjithë nga komuna e Kaçanikut, sipas Prokurorisë dyshohet se kanë planifikuar dhe ekzekutuar në bashkëkryerje vrasjen e rreshterit të policisë M.L., i cili shërbente në Stacionin Policor të Kaçanikut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Idriz Seferi”, në katin e dytë të hyrjes së një ndërtese banimi, ku viktima po kthehej në banesën e tij pas përfundimit të orarit të punës. Sipas hetimeve fillestare, M.L. ishte ndjekur nga të dyshuarit dhe në momentin kur po hynte në objektin e banimit, një i mitur i përfshirë në rast e ka qëlluar me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm, ndërsa viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Prokuroria njofton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, duke vepruar me qëllim dhe me përgatitje të mëhershme, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.9, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e ndalimit 48 orësh me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që ndaj tyre të caktohet masa e paraburgimit për një periudhë prej 30 ditësh, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve: H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G.- komuna Kaçanik, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë, rreshterin M.L., me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik, ku viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjell në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor, i mituri me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri dhe në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra nga predhat e armës së zjarrit, viktima M.L., ka ndërruar jetë, me këtë në bashkëkryerje, të pandehurit do të kryenin veprën penale “Vrasje e rëndë”nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074. Të pandehurit që nga data 22 Prill 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika