Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuarit për fajde në Rahovec, i dha 7 mijë euro e kërkoi 14 mijë euro kamatë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Rahovec për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet M.I., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”.

Sipas Prokurorisë, M.I. në qershor të vitit 2024 ka dhënë borxh në shumë prej 7,000 eurosh personit të dëmtuar H.F., duke shfrytëzuar gjendjen e tij të rënduar financiare, dhe ka marrë kamatë prej 700 eurosh çdo muaj.

Deri në fillim të hetimeve, i dëmtuari kishte paguar gjithsej 14,000 euro si kamatë.

I njëjti është arrestuar më 21 shkurt 2026 gjatë realizimit të masave hetimore, teksa pranoi 700 euro nga i dëmtuari.

“Ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet M.I., në qershor të vitit 2024, e në vazhdimësi në Rahovec, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit H.F. Në atë mënyrë që i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare pasi i duheshin të holla për shërimin e tij, nga i njëjti merr të holla në shumë prej 7000 € (shtatëmijë euro) i cili për çdo muaj paguan shumën prej 700 € (shtatëqind euro), e që ratën e ardhshme i ka caktuar ta paguaj më së largu deri me datë 21.02.2026.

Deri me datën e inicimit të hetimit ka paguar kamatë me fajde shumën prej 14.000 € (katërmbëdhjetëmijë euro), me ç’rast ditën kritike me datë 21.02.2026 i njëjti është arrestuar nga ana e policisë gjatë realizimit të masave të veçanta hetimore duke i pranuar të hollat në vlerë prej 700 euro nga i dëmtuari”, thuhet nga Prokuroria.

Që nga ajo datë, ai ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh nga Prokurori i Shtetit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika