Kërkohet paraburgim ndaj personit që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij shtatzënë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit me iniciale L.H, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së saj, e cila ishte shtatzënë

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata në Gjakovë, ndaj të pandehurit me iniciale L.H, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte shtatzënë.

Sipas njoftimit të prokurorisë, ai dyshohet se “ ka kryer veprën penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’, nga neni 185 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

“Prokuroria njofton se, më 24 gusht 2022, në Komunën e Malishevës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët , i pandehuri L.H., i shkakton lëndime trupore bashkëshortes se tij, të dëmtuarës M.P., viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ngjitur në katin e dytë, e ka kapur për krahu viktimën dhe e ka tërhequr zvarrë deri poshtë.

“Pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, i njëjti e gjuan me një shishe birrë e cila nuk e godet, dhe pastaj ngjitet lartë në katin e dytë, duke e kapur për krahu e tërheq zvarrë shkallëve deri poshtë, me çka të njëjtës nga zvarritja nëpër shkallë i shkakton lëndime trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. Ndërkaq, i pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika