Kërkohet paraburgim ndaj pesë zyrtarëve të arrestuar në Komunën e Prizrenit

Gjatë ditës së hënë Policia Kosovës kishte njoftuar për aksionin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku janë arrestuar pesë persona, ndërsa në Obiliq dy persona. Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, C.C., I.R., A.I., R.D., Sh.A., për shkak se dyshohet se nuk ua kanë dorëzuar në tërësi materialin ndërtimor disa familjeve skamnore ashtu siç ka qenë e paraparë

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve: C.C., I.R., A.I., R.D., Sh.A., për shkak se dyshohet se nuk ua kanë dorëzuar në tërësi materialin ndërtimor disa familjeve skamnore ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të tenderit “Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit”.

Komuna e Prizrenit ka pësuar dëm me këtë vepër ku sipas Prokurorisë dëmi i komunës së Prizrenit është në vlerë prej 13 mijë e 283 euro.

Të dyshuarit si persona zyrtarë duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i tejkalojnë kompetencat e tyre ose nuk i përmbushin detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetrin apo që tu shkaktojnë dëm personave tjerë, kështu shkruhet në kërkesën e Prokurorisë.

Dyshimi për këtë vepër thuhet të jetë që nga fillimi i muajit dhjetor të vitit 2021 deri më datën 25 korrik të vitit 2022.

Të dyshuarit janë: C.C., ish-Koordinator në Zyrën për Komunitet dhe Kthim në Komunën e Prizrenit, I.R., Menaxhere e Zyrës për Komunitet dhe Kthime në Komunën e Prizrenit, A.I., Zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit, R.D., Zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit dhe Sh.A., Drejtor i Ndërmarrjes “B-A.” Sh.P.K, me seli në fshatin Zhur-Komuna e Prizrenit.

Sipas KPRK-së, me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq, të njëjtit si persona zyrtar në dokumentin zyrtar shënojnë të dhëna të rreme ose nuk i shënojnë të dhënat e duhura, apo me nënshkrimin e tyre ose me vulën zyrtare vërtetojnë dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare e cila përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që në periudhën kohore të lartcekur, me rastin e dorëzimit të materialit ndërtimor për përfituesit B.D., A.K., B.R., dhe L.U., nënshkruajnë në emër të tyre, edhe pse në fakt përfituesit nuk e kanë pranuar në tërësi ose fare materialin ndërtimor. Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas KPRK-së.

Aksioni i krimeve ekonomike nga Policia e Kosovës, pesë të arrestuar në Prizren e dy në Obiliq

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika