Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit, i cili rrahu të dashurën në një market në Ferizaj

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj një të dyshuari për dhunë në familje.

Prokuroria ka njoftuar se i dyshuari R.J. në një market në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Sipas njoftimit të prokurorisë, i dyshuari e ka goditur viktimën “me grusht në fytyrë, e ka kapur për flokë dhe e ka tërhequr zvarrë duke e goditur sërish në kokë, kësaj here me shqelm”.

“…I pandehuri me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe cenimit të dinjitetit ndaj të dëmtuarës-dashurës së tij B.B., me të cilën bashkëjeton, ka ushtruar dhunë fizike në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur aty për aty rreth daljes së të dëmtuarës nga shtëpia, më pas e godet njëherë me grusht në anën e majtë të fytyrës, e kap për flokë duke e tërhequr zvarrë derisa e rrëzon dhe e godet njëherë me shqelm pas kokës, me të cilën ka kryer veprën penale ‘Dhuna në familje’, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

I dyshuari që nga 12 gushti me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika