Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e paraburgimit 30-ditor për F.B., i dyshuar për vrasjen e nënës së tij në fshatin Restelicë të Dragashit.
Sipas prokurorisë, më 20 janar 2026, i dyshuari dyshohet se e ka goditur nënën me grushte dhe më pas e ka shtrënguar për fyti, duke i shkaktuar vdekjen në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë familjare ku jetonin bashkë.
F.B. aktualisht ndodhet në ndalim 48-orësh dhe akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Kosovës.