Kërkohet paraburgim për dy punëtorë të KEDS-it që kërkuan ryshfet 400 euro për vendosjen e njehsorit elektrik

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e paraburgimit për dy persona, B.B. nga Prishtina dhe E.K. nga Obiliqi, të dy të dyshuar për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Sipas Prokurorisë, më 25 shkurt 2026, rreth orës 14:30, në Ferizaj, dy të pandehurit kanë kërkuar 400 euro nga dëmtuari A.H., duke i thënë se vendosja e njehsorit elektrik në lokal do të bëhej brenda një jave, përndryshe do të duhej të prisnin pesë deri gjashtë muaj. Shuma e kërkuar do të ndahej ndërmjet katër personave.

“Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se më 25.02.2026, rreth orës 14:30, në Ferizaj, rruga, “Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në KEDS, i pandehuri B.B., në cilësinë e koordinatorit të njësisë së kontrollit në Departamentin për humbje të energjisë elektrike, dhe i pandehuri E.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së koordinatorit për lidhje të reja, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre lidhur me ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, në mënyrë të drejtpërdrejtë i kanë kërkuar shumën prej 400 Euro të dëmtuarit A.H., me arsyetimin se njehsori elektrik do t’i vendoset brenda një jave në lokalin e tij, në të kundërtën do të duhet të pres pesë deri në gjashtë muaj për vendosjen e njehsorit elektrik, si dhe këtë shumë të hollash do duhet të ndanin ndërmjet katër personave, me ç’rast pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, të njëjtit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës, me të cilat këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat: nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Pas hetimeve dhe zbatimit të masave të veçanta, të pandehurit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës. Veprimet e tyre dyshohet se përbëjnë veprën penale sipas nenit 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Që nga 25 shkurt 2026, dy të pandehurit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh nga Prokurori i Shtetit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika