Kërkohet siguri për gratë pas dyshimeve për dhunimin e një 13-vjeçareje

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar të enjten në Prishtinë duke kërkuar “siguri për gratë dhe vajzat”. Kjo protestë është thirrur pas rastit të një 13-vjeçareje nga Peja që të dielën është raportuar e zhdukur në stacionin policor në Malishevë, e që dyshohet se është dhunuar nga dy persona

Protestuesit marshuan në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Siguri për gratë”, 14 mars 2024.

Dhjetëra qytetarë kanë mbajtur një protestë në Prishtinë të enjten, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për gratë dhe vajzat, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.

Protestuesit u tubuan në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke mbajtur pankarta me shkrimin “Siguri për gratë”, “Poshtë patriarkati”, “Gra, revoltohuni” dhe “Drejtësi për gratë”.

Organizimi i protestës u bë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Themelore në Pejë konfirmoi të mërkurën se dy persona janë ndaluar dhe janë nën hetim për dyshimet e dhunimit të një vajze 13-vjeçare në Drenas.

Ata janë caktuar të qëndrojnë në paraburgim për një muaj.

Policia e Kosovës kishte njoftuar në raportin 24-orësh më 11 mars se ishte duke e hetuar një rast të cilin e cilësoi si “zhdukje e një viktime femër kosovare”.

“Raportohet se viktima femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024, rreth orës 00:50, njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën, e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raport.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika