KESCO u bën thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike, rritet ndjeshëm importi

KESCO ka njoftuar se aktualisht po përballet me një nivel shumë të lartë të importit të energjisë elektrike, si pasojë e rritjes së kërkesës dhe çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë dy ditëve të fundit rreth 50 për qind e konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Kosovë është mbuluar përmes importit.

Kështu, KESCO u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar në përdorimin e energjisë elektrike dhe të kontribuojnë në kursimin e saj, sidomos gjatë orëve të pikut.

“KESCO njofton konsumatorët se aktualisht po përballet me rritje të sasisë të lartë të energjisë elektrike të importuar dhe me çmime të larta të blerjes në treg, çka krijon presion shtesë në mbulimin e kërkesës dhe në menaxhimin e kostove të furnizimit. Gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50% e konsumit në Kosovë është mbuluar përmes importit. Kjo varësi nga importi shoqërohet me kosto të larta, veçanërisht në një periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e rritur.

Në këtë kontekst, KESCO u bën thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos në orët e pikut, në mënyrë që të ulim së bashku nevojën për import dhe kostot që lidhen me të. Kursimi i energjisë është në interes të përbashkët dhe ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit. KESCO do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm për konsumatorët. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika