Ngarkesa e rritur në sistem, KESCO u bën thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, pas njoftimeve nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për rritje të ndjeshme të ngarkesës në sistemin elektroenergjetik.

Sipas KESCO-s, ngarkesat e shtuara janë rezultat i rritjes së konsumit dhe lidhen me funksionimin teknik të sistemit, duke kërkuar bashkëpunim nga të gjithë konsumatorët për të ruajtur stabilitetin e furnizimit me energji.

“Sipas njoftimeve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesa të rritura, veçanërisht gjatë intervaleve kohore: 09:00–12:00, 16:00–20:00, 22:00–23:00. Kjo situatë kërkon bashkëpunim nga të gjithë konsumatorët për të ulur konsumin dhe për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit. Masa të thjeshta të ndërmarra nga secili prej nesh mund të kenë efekt të madh në sistemin elektroenergjetik, duke kontribuar në stabilitet më të mirë për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Kompania thekson se përdorimi më i kujdesshëm i energjisë ndihmon jo vetëm në ruajtjen e furnizimit të qëndrueshëm, por edhe në uljen e shpenzimeve familjare, duke ndikuar drejtpërdrejt në fatura më të ulëta, veçanërisht gjatë sezonit të ngrohjes.

KESCO u ka bërë thirrje qytetarëve që, sidomos gjatë orëve të pikut, të shmangin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë të energjisë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika