Këshilli i Prindërve kundërshton vendimin e Nagavcit për subvencionimin e teksteve shkollore

"Ende ka familje që nuk i kanë marrë mjetet nga subvencionimi i vitit 2023"

Arbërie Nagavci

Edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, që edhe këtë vit të subvencionohen tekstet dhe mjetet shkollore.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i këtij këshilli, Visar Islami, i cili ka theksuar se ende ka familje që nuk i ka marrë mjetet nga subvencionimi i vitit të kaluar. Ai ka njoftuar se nesër do të mbajnë konferencë për medie.

“Ne sikurse në të kaluarën, e kundërshtojmë këtë formë të furnizimit me tekste shkollore përmes subvencionimit. Ende ka familje që nuk i kanë marrë mjetet nga subvencionimi i vitit 2023. Për më shumë detaje nesër do të mbajmë një konferencë për media”, ka thënë Islami për Dukagjinin.

Më herët, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) vendimin e Ministrisë së Arsimit që t’ua transferojë paratë prindërve edhe sivjet, e kanë cilësuar si gabim të përsëritur.

Sipas SBAShK-ut, një vendim i tillë është kritikuar vitin e kaluar, pasi ka lënë një numër të konsiderueshëm të nxënësve pa tekste shkollore në shtator e tetor.

“SBASHK-u, por edhe të tjerët, kishin kritikuar arsyeshëm vendimin e vitit të kaluar lidhur me shpërndarjen e teksteve shkollore përmes librarive dhe subvencionimin për to në xhirollogaritë e prindërve. Ky vendim i gabuar krijoi probleme dhe shtatori e tetori i vitit të kaluar shkollor i gjeti një numër të konsideruar të nxënësve ende pa të gjitha tekstet shkollore. SBASHK-u këtë kundërshtim e ka përsëritur edhe në takimin e kryetarit Jasharaj me zëvendësministrin Taulant Kelmendi duke e lutur që mos të veprohet njëjtë me tekstet shkollore, por që ato të dërgohen me kohë në shkolla nga botuesit”, thuhet në reagim.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot në një konferencë për medie ka njoftuar se MAShTI do t’ua transferojë paratë prindërve edhe sivjet, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Ky është viti i dytë radhazi që Ministria do t’u ndajë mjete në llogaritë e tyre bankare prindërve që ata t’i blejnë vetë librat shkollore për fëmijët e tyre në shkollë fillore.

“Edhe sivjet, tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen si në praktikën e vitit të kaluar duke subvencionuar prindërit”, tha Nagavci në një konferencë për medie.

Ajo tha se prindërit mund të fillojnë të aplikojnë online qysh nga e mërkura e 14 gushtit në platformën E-Kosova për rimbursim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika