Këshilli i Prindërve të Prishtinës mendojnë se metoda e MASHTI-t për tekstet shkollore mund të dështojë, kërkojnë zgjidhje para 1 shtatorit

Nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës është kërkuar që MASHTI të gjej një zgjidhje në sigurimin e teksteve shkollore para një shtatorit, data e hapjes së shkollave

Tekste shkollore

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës ka dalur me disa konkluzione të arritura unanimisht lidhur me mos-shpërndarjen e librave në shkolla.

Me anë të një postimi në Facebook, nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës kanë deklaruar se metoda e propozuar nga MASHT-i mund të dështojë.

“KPP shprehë brengën e thellë dhe ka mëdyshje në propozimin publik të ministres, për të aplikuar ‘Metodën e Rimbursimit’, që është e panjohur dhe pa testuar paraprakisht, dhe si rrethojë mund të jetë e dështuar që në fillim. Po ashtu, problem tjetër i identifikuar është mos posedimi i llogarive bankare nga shumë prindër, dhe probleme të tjera që lidhen me kredi apo procese përmbarimore”, kanë deklaruar nga Këshilli.

Nga këta të fundit është kërkuar që MASHTI të gjej një zgjidhje në sigurimin e teksteve shkollore para një shtatorit, data e hapjes së shkollave.

“KPP, kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të gjejë zgjidhje të shpejtë dhe praktike në sigurimin e librave shkollor para fillimit të procesit mësimor, 1 Shtatorit. Nëse nuk sigurohen librat me kohë, nga Ministria e Arsimit sikur vitet paraprake, Këshilli i Prindërve të Prishtinës do të shqyrtoj veprime tjera konform situatës së krijuar!”, kanë deklaruar Këshilli i Prindërve të Prishtinës.

Ministria e Arsimit është duke e shqyrtuar mundësinë që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika