Këshilli i Sigurimit i OKB-së i kërkon Iranit të ndalojë menjëherë veprimet ushtarake

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe Jordanisë, duke i bërë thirrje Teheranit që të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake.

Rezoluta u miratua me 13 vota pro nga gjithsej 15 anëtarë të Këshillit, ndërsa Kina dhe Rusia abstenuan, pa përdorur të drejtën e vetos.

Në dokument dënohen sulmet iraniane dhe shënjestrimi i infrastrukturës në rajonin e Gjirit, përfshirë portet dhe objektet energjetike, ndërsa kërkohet ndalimi i menjëhershëm i armiqësive.

Pas votimit, ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, reagoi duke e cilësuar vendimin si një padrejtësi të qartë ndaj vendit të tij dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin se mbajnë përgjegjësi për nisjen e konfliktit.

Ndërkohë, një projekt-rezolutë tjetër e propozuar nga Rusia, e cila kërkonte ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve ushtarake nga të gjitha palët në Lindjen e Mesme, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u miratuar.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika