Këshilltar i Lartë i ShBA-së, Chollet e anulon vizitën tij në Ballkan

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka anuluar vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor për shkak se ka rezultuar pozitive me Covid

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Derek Chollett, këshilltar i lartë i Departamentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se ai e ka anuluar vizitën tij të planifikuar për këtë javë në Ballkan Perëndimor.

Chollet ka shkruar se arsyeja e anulimit të vizitës është se ai ka dalë pozitiv me Covid.

“Më vjen keq që do të më duhet të shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe Bruksel, për shkak të një testi pozitiv për COVID”, ka shkruar Chollet.

“Unë do të mbetem i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres të bëj udhëtimin në fillim të vitit të ardhshëm”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika